Shpërthimi në pallatin e biznesmenit në Lezhë, arrestohet pas 3 vitesh porositësi i dyshuar

Tre vite e gjysmë pas pas shpërthimit me tritol në objektin në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka në zonën e Ranës së hedhur në Shëngjin, policia e Lezhës ka arrestuar një person të dyshuar si porositës i ngjarjes.

Uniformat blu bëjnë me dije se porositësi i dyshuar, Zef Kola, është ndaluar me urdhër të prokurorit të çështjes Françesk Ganaj.

Sakq kujtojmë se Gjykata e Lezhës ka dënuar me 4 vite burg, Erald Pajtanin i cili në bashkëpunim me një përson tjetër në muajin nëntor të vitit 2020 vendosen një sasi eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonen e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Objekti në ndërtim në pronèsi të biznesmenit Liman Gjoka sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa shpërthimi i dytë ende nuk është arritur të zbardhet.

Shkak i këtyre ngjarjeve dyshohet të jenë bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohej objekti disa katesh./albeu.com/