Djali i ish-Presidentit heq dorë nga shtetësia shqiptare

Djali i ish-presidentit Bujar Nishani, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

Sipas botimit në Fletoren Zyrtare, Ersilio Bujar Nishani ka lënë shtetësinë e vendlindjes së tij.

Në dekretin e 18 marsit të këtij viti të nënshkruar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, midis personave që kanë vendosur të heqin dorë nga pasaporta shqiptare është edhe djali i ish-Presidentit Nishani.

Arsyet për këtë veprim nuk dihen akoma, ndërkohë që dihet se Ersilio prej kohësh jeton dhe studion në Austri. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2019, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori