Botoksi nuk është më “punë grash”, estetistja: Edhe burrat e kërkojnë

Nëse më përpara botoksi ishte diçka që lidhej zakonisht me gratë dhe dëshirën e tyre për të ndryshuar disi pamjen e fytyrës, në ditët e sotme burrat nuk përbëjnë përjashtim.

Luada Çaushaj, estetiste është shprehur se përveç grave, botoks bëjnë dhe burrat. E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, ajo tha se çiftet kanë përfituar nga ofertat estetike ndërsa shtoi se ka pasur goxha interes.

“E kemi menduar që duke qenë se tani nisin dhe dasmat, çiftet përfitojnë nga ofertat tona. Ka pasur goxha interes. Ofertat kanë qenë tunduese”, tha estetistja.

Disa faktorë që mund të kontribuojnë në rritjen e popullaritetit e botoksit te burrat përfshijnë:

Konkurrenca në vendin e punës: Shumë burra raportojnë se janë të motivuar për të bërë botoks për të ruajtur konkurrencën ndaj kolegëve më të rinj. Shumë njerëz mendojnë se mbajtja e një pamjeje rinore i ndihmon ata të luftojnë kundër moshës në vendin e punës.

Postimet në rrjete sociale: Postimet në Facebook, Instagram, LinkedIn dhe aplikacionet e takimeve, i bën burrat që duan të tregojnë fytyrën e tyre më mirë.

Inkurajimi nga të tjerët: Disa burra mund të jenë të motivuar për të bërë procedura kozmetike nga partneret/ët./albeu.com/