Vritet në rrethana misterioze shqiptari në Spanjë, u braktis para spitalit me plagë në bark

Një shqiptar ëstë vrarë në rrethana misterioze në Spanjë.

Mediet spanjolle raportojnë se trupi i shqiptarit u gjet të dielën në mëngjes në dyert e spitalit, i gjakosur dhe me plagë në bark të shkaktuara nga thika.

Për 45 minuta mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë 30-vjeçarin shqiptar por pa sukses. Autoritetet vendase kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanve të vrasjes së shqiptarit, ideniteti i të cilit nuk është bërë publik.

Sakaq mësohet se autoritetet pasi kanë kontrolluar targën e makinës me të cilën ka mbërritur viktima përmes kamerave të vëzhgimit të qendrës, kanë gjetur drejtuesin e saj.

Hetuesit kanë analizuar përmbajtjen e kamerave të video survejimit të spitalit së bashku me personelin e sigurisë në përpjekje për të parë targën e mjetit që la viktimën në urgjencë dhe u largua. Ata morën një deklaratë edhe nga punonjësit e shëndetësisë që e trajtuan atë.

Pronari i mjetit që la shqiptarin në derën e spitalit ishte një tjetër shtetas me origjinë shqiptare me banim midis rajonit Maresme dhe La Selva. Mëngjesin e djeshëm, atij iu mor një deklaratë në stacionin e policisë Vista Alegre në Girona./albeu.com/