Deputetja që bëri gafë pas gafe në Kuvend, tenton të sqarohet por na bëri sërish lëmsh
Majlinda Halilaj, deputetja e cila zëvendësoi Lulzim Bashën pas djegiesmandateve nga opozita. Në fjalimin e saj të parë në Kuvend, Halilaj bën një rekord gafash.

E gjitha nis me fjalën “koorporatë”, që thuhet sa “koporatë”, sa “kroporatë” e herë të tjera "koperatë" dhe vazhdon më tej me një sërë gabimesh gramatikore, ku foljet zor se përshtaten me përemrat.

Si për të justifikuar rekordin e gafave, Halilaj iu drejtua Facebook-ut të saj. “Gabimet janë për njerëzit çdo kush gabon nuk është perfekt ...por çdo gabim ka një arsyje...nuk gjykohet njëri nga gabimet por nga mendimet që ka...sot për arsyje shëndetsore të problemit me syrin nuk isha e qartë për publikun [sic],” shkruan ajo shoqëruar me një emoji të trishtuar.

Siç duket, ashtu si fjala “koorporatë”, shenjat e pikësimit duken të panjohura për deputeten, që ndoshta nga “arsyet shëndetësore të problemit me syrin” shkroi gabim edhe fjalët: njeri, çdokush, arsye, shëndetësore shkruan anabel.

Po kush është Majlinda Halilaj?

Siç e thamë më sipër, Majlinda Halilaj zëvendësoi Lulzim Bashën pas djegiesmandateve nga opozita si anëtare e Partisë Reformatore të Shqipërisë.

Twitter nuk ka, ndërsa Facebook-un e ka privat, çka do të thotë se elektorati ka zero akses në punën e saj.

Përsa i përket CV-së, Halilaj duket se është mjaftuar vetëm me arsimin (e lartë), eksperienca në punë (13 vite), kualifikime nuk ka, ndërsa aktivitetet shoqërore dhe politike janë ato të lidhura me Partinë Reformatore. Kaq.
Shtuar më 18/10/2019, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori