Deputetë, këngëtarë e gazetarë! Kush ishin "VIP-at" që dolën në shesh për të protestuar (FOTO LAJM)

Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës, Abaz Dogu dhe disa djem të tjerë në Babrru ka sjellë reagimin e shoqërisë civile, e cila sot zhvilloi një protestë për më shumë se dy orë.

Ditën e sotme në Tiranë, Durrës, Vlorë e Lezhë u organizuan disa nga protestat më kuptimplotë në Shqipëri.

Të organizuara kundër abuzimit seksual me të mitur pas ngjarjes skandaloze në Tiranë, Babrru, ku një vajzë e mitur është abuzuar seksualisht nga roja e shkollës dhe 3 të rinj.


Mes qytetarëve dhe aktivistëve u panë ne shesh, personazhet e njohur si, Aurela Gace, Era Rusi, Eranda Libohova, Manjola Nallbani, Eli Fara, Rudina Dembacaj, Rozana Radi, Armina Mevlani, Luana Vjollca, Marina Vjollca, Ardi Asllani, Jonida Maliqi, Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Fjodora Fjora, Aulona Musta, Irma Libohova, Lei Kraja, Alban Skenderaj, Bora Zemani, Dojna Mema; deputetet e opozitë së re parlamentare, Rudina Hajdari, Halit Valteri si dhe ish-deputetet, Grida Duma, Floida Kerpaci.

Që prej konstatimit të rastit dhe bërjes së tij publik në media, figura të njohura janë solidarizuar duke kërkuar thirrjen e një marshimi, ku mori pjesë edhe vetë babai i vajzës së përdhunuar. /albeu.com/

Shtuar më 04/06/2020, ora 21:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori