Denoncoi fajdexhinjtë, përfundon në polici edhe ish-prefekti i Shkodrës
Paulin Radovanim ish-prefekti i Shkodrës është shoqëruar në polici gjatë mesditës së sotme pas aksionit të policisë për kapjen e një grupi të rrezikshëm personash që jepnin para me fajde dhe më pas u merrnin pronat viktimave.

Mësohet se Radovani ishte një ndër denoncuesit e këtij grupi, pasi ata kishin futur në rrjetën e tyre dy djemtë e tij, të varur nga kumari.

Ish-prefekti është dërguar në polici për të dëshmuar mbi problemet që ka patur me këtë grup fajdexhinjsh, ndërkohë që mësohet se ai ka regjistruar herë pas here biseda me ta me leje të prokurorisë gjatë kërcënimëve që ata i bënin për t'i marrë pronat.

Djemtë e Radovanit gjenden jashtë Shqipërisë për t'i shpëtuar kërcënimeve të fajdexhinjve. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2019, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori