DENONCIMI/ Kush janë zonjat e PS që shtrihen hamameve të hotelit të Valdrin Pjetrit?
Valdrin Pjetri dhe largimi i tij nga drejtimi i bashkisë së Shkodrës pasi u kap nga ligji i dekriminalizimit është kryefjalë e këtyre ditëve, ndërsa sëfundmi ka dalë në pah edhe hoteli në pronësi të tij.

Në një mesazh të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha me shënimin “hoteli nuk ishte i Valdrinit, por i narkoqeverisë”, një qytetar jep detaje për frekuentuesit e tij, njerëz të pozitave të larta në qeveri e PS dhe zonja që preferonin më shumë sallat e masazhit sesa zyrat e tyre.

Postimi i Berishës

Përshëndetje doktor.
Nuk e di a je i informuar mirë për hotelin “Privilege” të Valdrin Pjetrit.

Ai hotel vërtet nuk është i madh në dhoma të shumta e kopshte përrreth, por në brendi ai është hotel spa më luksozi i Tiranës.

Disa qeveritarë dhe deputetë të PS, veçanërisht zonja më shumë, rrinë në saunat dhe hamamet e sallat e masazhit të atij hoteli se në zyrat e tyre.

Përveç kësaj, ata hotelin e përdornin edhe për darka orgji në rrethe të ngushta.

Për këtë mjafton të merrni kamerat e sigurisë për të konstatuar se ai hotel ishte më shumë i qeverisë se sa i Valdrinit.

Shtuar më 16/08/2019, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori