Demokratët në zi, ndërron jetë ish-kryetari pas një sëmundje të rëndë
Është ndarë nga jeta para kohe ish- kryetari i Partise Demokratike te Mirdites, Preng Toma.

Lajmi është bërë me dije nga Partia Demokratike, dega Mirdite, e cila shkruan se Toma vuante nga një sëmundje e rende.

Postimi i plotë:

Preng Toma ka qene mesues i edukimit fizik per shume vite e njekohesisht trajner i suksesshem i ekipit legjende te volejbollit te Minatorit te Rreshenit .

Shume i votuar nga mirditoret pavaresisht bindjeve politike ne ballafafaqimet elektorale ne vendlindjen e tij Kthellen dhe ne Rreshen duke u mandatur si kryetar i njesive lokale respektive .
Me vizion te qarte dhe me perkushtim dhe vecanerisht me nje arme te forte si askush , raportet shume te aferta me banoret respektive, ka justifikuar teresisht besimin , nepermjet ndryshimeve te rendesishme ne nivel lokal .

Eshte pikerisht raporti shume i afert . njerezor me mirditoret , qe e ben akoma me te ndjeshem dhimbjen e mirditoreve per humbjen e parakohshme te tij .

Preng Toma ka qene gjithmone shume i votuar nga strukturat dhe ne disa here radhazi ka qene anetar i kryesise se Deges Partise Demokratike Mirdite dhe njekohesisht dhe kryetar i Deges per periudhen 2000- 2003 , me arritje shume pozitive ne raundet elektorale .
Preng Toma mbetet jo vetem kontributore i rendesishem per PD , por dhe nje nder intelektualet potenciale te saj nder vite .

Ne emer te demokrateve mirditore dhe jo vetem shprehim ngushellimet me te thella familjes , te afermve , miqve dhe shokeve te tij !

Lamtumire miku dhe kolegu yne Preng Toma !

Shtuar më 23/05/2020, ora 18:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori