Del dokumenti! Spartak Braho ka firmosur për dënimin me vdekje të Gjergj Hanit? (FOTO LAJM)

Agron Tufa ka publikuar të dhëna të tjera përmes të cilave akuzon Spartka Brahon për krimet e komunizmit.

Tufa ka publikuar sot disa dokumente dhe shkruan se Spartak Braho ka firmosur dënimin me vdekjé të minorenit Gjergj Hani gjatë periudhës së diktaturés.

“Ish i dënuari Gjergj Hani (dhe tok me të dhe ne) e ka (kemi) xhelatin e tij (tonë) deputet në Komisionin e Ligjeve, që dmth, ai edhe sot ‘bën Ligjin’”, shkruan Tufa.

Dokumenti i publikuar nga Agron Tufa:

POSTIMI I PLOTË


Epo kur të merr nëpër gojë një kriminel e xhelat i diktaturës më genocidialé në botë, si Spartak Braho; kur të merr nëpër gojë, të shpif e të kërcénon, të jep dhe këshilla si të shkruash, ai që të vetmen bukuri njeh shaptilografimin e formulit të vendimeve të tij me vdékje; kur përdor ironinë e të bën moral ai që ka dhënë dënime politike me vdekje; kur të akuzon për korrupsion, ai që sekuestroi serverin e tatimeve sapo erdhi në pushtet; kur të bën moral ai që ka dënuar politikisht minorenë, atëherë shkon idioma “Hapu dhé të futem!”

Sikur vetëm një sekondë ta imagjinoja veten “spartak”, në gjysmën e dytë të sekondës do ia kisha hequr rrufeshëm vetes në sheshin “Skënderbej”! Njihuni me punët e ra të Spartakiadës: dosja e dënimit të minorenit Gjergj Hani.

Ish i dënuari Gjergj Hani (dhe tok me të dhe ne) e ka (kemi) xhelatin e tij (tonë) deputet në Komisionin e Ligjeve, që dmth, ai edhe sot “bën Ligjin”. Gjithë sa thamë është mirë të shoqërohet me këngën e Dervish Shaqes “O moj Shqypni o mos thuej se mbarova!”
Shtuar më 27/12/2019, ora 21:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori