Dalin pamjet, si i zbuloi qeni hero personat e gjallë nën rrënojat në Durrës (FOTO LAJM)
Brandi quhet qeni hero i Policisë Shqiptare, i cili zbuloi personat e gjallë nën rrënojat e 6-katëshit në Durrës.

Heroi me 4 putra i Policisë së Shtetit, kërkoi me ngulm për persona të mbetur nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, goditur nga tërmeti.

Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit tregon se pasditen e 26 nëntorit, teksa u ndërprenë punimet me mjetet e rënda dhe u fikën mjetet që punonin nën rrënoja, u përgatit dhe u fut në kërkim qeni policor.

Pas kërkimit në pjesën perëndimore të banesës, qeni u fut në një tunel, rreth 4-5 metra, nga ku dha shenjë për praninë e njerëzve nën rrënoja, rreth 2 metra në thellësi.

Shtuar më 05/12/2019, ora 22:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori