Komplet i zhveshur, Bledi Mane ironizon keq Kiara Titon: Linja e re e brekëve (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë Kiara Tito bëri me dije se po niste një “aventurë” të re, këtë herë në biznes, teksa prezantoi për fansat dhe ndjekësit e saj brand-in e saj të ri (që mban emrin e moderatores), që si produkt momentalisht ka koleksionin më të ri të rrobave të banjos për këtë verë.

Kjo lëvizje e Kiarës, që tani po e shohim edhe të rikthyer si moderatore e “Kepit të VIP-ave” u komentua shumë në rrjet, me shumë njerëz që e kanë komplimentuar, por edhe me të tjerë që e kanë kritikuar, madje akuzuar edhe për kopje të një tjetër brand-i.

Së fundmi ironia vjen nga Bled Mane. Gazetari ka ndarë një foto të një mashkulli pa të brendhsme ku shkruan:

“Të dashur miq, më në fund nxorra edhe unë linjën e re të brekëve: Bledi Mane Underwear Unisex”.

View this post on Instagram

A post shared by Bledi Mane (@bled_mane)

Më specifikisht, Kiara është akuzuar se ka marrë punën e bërë nga brand-i i njohur “Cotazur”, madje ka qenë “Iconstyle” që kanë kontaktuar kompaninë dhe kanë marrë informacion nga ta që së shpejti do nisin precedurat ligjore ndaj moderatores. Nisur nga kjo, Kiara ka zgjedhur të reagojë, teksa e kontaktuar nga Top Channel tregon se nuk ka marrë asnjë paralajërim apo kontakt nga kompania.

Kështu, Kiara thotë se lajmi është gënjeshtër pasi nuk ka marrë asnjë mesazh nga kjo kompani dhe as nga ndonjë tjetër brand, për kopjim stili apo dizajni, ndërsa pohoi se linja e saj e rrobave të banjës dhe qepur enkas për brandin e saj.


Shtuar 4.07.2023 10:32