Dalin fotot nga festa, Veliaj i ftohur me Ramën por i rregullon jakën Kodhelit (FOTO LAJM)

Ditën e sotme Tirana festoi 100 vjetorin si kryeqytet i Shqipërisë.

Një pritje e madhe u organizuar nga kryebashkiaku Veliaj në Pallatin e Brigadave, ku ishin të pranishëm personalitete të politikës, artit, sportit, si dhe pjesë e trupit diplomatik.

Binte në sy prania e ish-presidentit Alfred Moisiu, dhe Princit Leka Zogu II, por mungonin përfaqësues të opozitës jashtë Kuvendit.

Ndër fotot më pikante ishte momenti kur Veliaj i rregullonte jakën ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Ndërkohë Veliaj duket më i tërhequr ndaj Ramës, ku vlen për t'u theksuar se mes tyre ka një ftohje prej kohësh.


Shtuar më 11/02/2020, ora 21:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori