COVID-19 sjell "paqe" në Shqipëri, Rama: Me Metën kemi dakordësi!
Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Përballë” në “RTSH” deklaroi se me Presidentin Ilir Meta ka dakordësi pasi sipas tij, Kreu i Shtetit ka dhënë kontribut në luftën ndaj koronavirusit.

"Me Presidentin kemi dakordësi sepse që kur ka filluar lufta ka bërë detyrën e tij, ka thënë gjërat e duhura, ka ndihmuar me aq sa ka pasur mundësi", u shpreh Kreu i Qeverisë.

Ky i fundit gjithashtu foli edhe për opozitën, teksa theksoi se ajo është një fatkeqësi kombëtare.

"Opozita është fatkeqësi kombëtare që edhe në këtë luftë që është për jetën e njerëzve, vazhdon avazin e vjetër. Është taksirati ynë, i këtij populli, i këtij vendi për fat të keq.

Komunikimi në Këshillin e Sigurisë ka qenë një komunikim normal, por opozita është një katastrofë kur flet para kamerave", tha Rama.
Shtuar më 07/04/2020, ora 22:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori