Cikloni më i fuqishëm në Atlantik vret dy persona, sa e prekur është Shqipëria?
Stuhia e fuqishme, e quajtur "Dennis" ka goditur Britaninë këtë fundjavë duke marrë jetën e dy personave.

Cikloni është konsideruari si më i fuqishmi në Atlantik që shkakton erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.

Viktima e parë ishte një adoleshent që nuk ia doli të mbijetonte pasi u përfshi në ujërat në brigjet e Herne Bay, Kent. Ekipet e emergjencës dhe një helikopter shpëtimi shkuan menjëherë në vendngjarje, por e gjetën të pajetë në breg.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12 të drekës sot. Viktima e dytë ishte një burrë që ra nga një anije dhe u gjet i pajetë në ujë, në afërsi të Margate Harbour.

Për shkak të motit të keq, linja ajrore ka anuluar 234 fluturime, si pasojë e të cilës janë prekur 40 mijë pasagjerë.

Stuhia e fuqishme stuhia sjell erëra me shpejtësi 70 mph dhe reshje me 100 mm në disa zona, shkruan noa.al.

Sa e prekur është Shqipëria?

Sipas hartës, Shqipëria ndodhet shumë larg zonës së prekur. Deri tani, stuhia ka mbërritur vetëm në Francë dhe Islandë, dy shtetet që janë shumë afër me Britaninë.

Ekspertët paralajmërojnë se Veriu i Francës do të preket veçanërisht nga erërat e forta që do të arrijnë 120 deri në 130 kilometra në orë.
Shtuar më 15/02/2020, ora 20:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori