EMRI/ “Audi” përplaset me shtyllën në Lushnje, ndërron jetë shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pak minuta më parë në Lushnje.

Burime bëjnë me dije se një mjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën elektrike. Mësohet se shoferi kishte pësuar një infarkt në zemër.

Sipas një dëshmitari në vendngjarje viktima Edi Llupo pak para aksidentit kishte qenë në një bar kafe ku kishte shfaqur probleme me zemrën.

Njoftim policie

Rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, shtetasi E. Ll., 48 vjeç, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike.

48-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.a/lbeu.com