Burri punonjës i SHISH dhe gruaja mësuese, kush është çifti i të infektuarve në Tropojë
“Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë”- tha paraditen e sotme Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, duke konfirmuar se ne kete qytet jane tashme dy raste te prekur me virusin.

Në Tropojë kanë dalë pozitiv, çift bashkëshortesh të moshës 48-50 vjeç, nga qyteti i Bajram- Currit.

Ata janë banorë në lagjen “Partizani” të këtij qytet.

Burri që është infektuar nga Koronavirusi është punonjës i Shërbimit Informativ në Tropojë, ndërsa gruaja është arsimtare.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhe Byberi.

Shtuar më 26/03/2020, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori