Plagoset Marklen Haka në Fushë Krujë

Mesditën e sotme ka ngelur i plagosur një nga anëtarët e bandës në Nikël në qytetin e Fushë Krujës.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Marklen Haka u qëllua me 85 plumba nga dy drejtime mbrëmjen e 26 shtatorit në derën e shtëpisë së tij. Vetë i riu mbeti i plagosur, ndërsa halla e tij, Shpresa Basha ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Haka erdhi me urgjencë në Spitalin e Trauës ku dhe mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Mariglen Haka është dënuar në muajin prill 2019 me 1.6 vite burg. Më 13 qershor të vitit 2011, ai është shoqëruar si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit të kromit Nadien Zeneli, në zonën e ish-Bllokut. Shkaku për atentatin dyshohet të ishte bërë fakti që i riu dyshonte se Zeneli i kishte vrarë të vëllanë, Roland Haka, në vitin 2004. Megjithatë Mariglen Hakau lirua muaj më vonë./albeu.com


Shtuar 8.06.2022 15:08