Beqaj publikon videon e të rinjve që festojnë në club: Shkelje ligji, ofenduese! (VIDEO)
Ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka publikuar video nga një nga clubet e natën në Tiranë, ku ajo që vihet re është një mosndërgjegjësim total, ku asnjë masë anti-COVID nuk respektohet.

Beqaj thotë se një gjë e tillë është moralisht i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm, madje edhe ofenduese për ato që zbatojnë ligjin.

"Ndjesë çdo vajze apo djali, gruaje apo burri, që mund t’i kem cenuar privatësinë duke bërë publike këto pamje se si janë argëtuar mbrëmë.

Por janë në moshë madhore dhe janë të vetëdijshëm për shkallën e (mos)zbatimit të ligjit. Cenimi i rregullave të caktuara për ruajtjen shëndetit nga kërcënimi i Sars-Cov-2 është moralisht i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm.

Për më tepër, “serbesllëku” i shkeljes së ligjit në qendër të Tiranës është ofendues për këdo që zbaton ligjin", shkruan Beqaj.

Nuk është hera e parë që ish- ministri publikon video të tilla ku vë në pah papërgjegjshmërinë e të rinjve përballë betejës ndaj COVID-19. Edhe gjatë verës, ku 'schiuma party' 'pushtonin' lokalet në jug, Beqaj publikonte video duke akuzuar pronarët e lokaleve se si po hidhnin poshtë çdo masë të marrë.
Shtuar më 16/01/2021, ora 22:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori