Befason aktori i njohur: Nuk e di kush është Ministër Kulture
Aktori i njohur Rezart Veleshnja ka folur mbrëmjen e sotme për shembjen e Teatrit Kombëtar që u pasua me kundërshti të forta.

Veleshnja tha se artistët kanë shumë të drejtë të protestojnë, ndërsa injoroi Elva Margaritin, teksa tha se nuk e di kush është ministre e Kulturës.

“Unë kam nja 20 vite në Portokalli dhe nëse do donin ta prishnin jam i pari që do protestoja. Ata që kanë luajtur atje, kanë shumë të drejtë të protestojnë. Unë nuk e di kush është Ministër Kulture, unë nuk kam fare lidhje dhe nuk e njoh. Ne jemi popull me shumë dilemma, ne nuk e dimë se çfarë duam. Ne nuk dimë kë të zgjedhim, një që vjedh apo një që nuk vjedh”, deklaroi aktori.
Shtuar më 25/05/2020, ora 23:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori