Rafael Nadal: Do të kisha dashur të shihja Mbappe te Real Madrid

Verën e shkuar pati shumë aludime se Kylian Mbappe mund të transferohej në Madrid, por një ofertë “strasferike” nga Nasser Al-Khelaiffi e “bllokoi” talentin 24-vjeçar në Paris.

Si një tifoz i zjarrtë i Real Madrid, “rekordmeni” i tenisit, Rafael Nadal është shprehur në një intervistë se dëshiron të shohë Mbappe te “galaktikët”, gjithashtu Nadal foli dhe për sezonin e zhvilluar deri më tani.

“Nuk kam pse t’i fal asgjë Mbappes. Nëse ai mund të shkojë, atëherë le të shkojë nesër. Për mua, si një tifoz i “Madridit”, gjithçka është kështu. Në fund të fundit, gjërat ndodhin në sport dhe mendoj se ka pasur kaq shumë presion mbi një djalë kaq të ri nga të gjitha anët. Unë mendoj se ai donte të shkonte në Real Madrid, por për shumë arsye gjërat nuk ishin të lehta për të.

Shpresoj ta shohim në Real Madrid në të ardhmen. Do të doja që Kylian të ishte në klub këtë vit, por edhe pa të, Real Madridi është në një pozicion fitues në të gjitha garat, ata luajnë futboll fantastik. Dhe deri në tre ndeshjet e fundit para pushimit, gjithçka shkoi mirë.

Mendoj se Madridi ka një ekip të madh me një trajner që di të menaxhojë gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe jam i lumtur që e shoh Madridin ashtu siç është, me shumë lojtarë të rinj të kombinuar me veteranë. Ky është një ekip që është emocionues”,- tha 22 herë kampioni i Grand Slam.

/albeu.com


Shtuar 24.12.2022 18:00