Basha s'i ndahet Ramës: Dështimin me negociatat se mbulon dot
Vazhdojnë replikat mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha në lidhje me dështimin e Shqipërisë përballë BE për negociatat.

Pas reagimit të Ramës në Facebook, Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit me anë të një shënimi.

Sipas Bashës, Rama e ka të kotë të fshihet pas lojrave të fjalëve sepse sipas tij nuk ka citat që të mbulojë dështimin e qeverisë përballë BE.

“Kot fshihesh me lojëra fjalësh. Nuk ka citat në botë ti mbulojë dështimet e tua. Pikë. BE të ka refuzuar ty! Mbaj përgjegjësi.”, shkruan kreu i opozitës.

REAGIMI I RAMES:

Përmes një fotomontazhi ku duket Basha dhe kryeministri Italian, Giuseppe Conte, Rama citon fjalët e homologut të tij ndërsa ka deklaruar se vendimi i BE-së ishte një gabim historik, ndërsa foton e shoqëron me komentin “No coment
Shtuar më 21/10/2019, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori