Humbi jetën ministri i Brendshëm dhe 13 të tjerë, Kievi nis hetim penal për rrëzimin fatal të helikopterit

Një hetim penal ka nisur pas rrëzimit të helikopterit në rajonin e Kievit, i cili ra pranë një çerdheje ditën e djeshme dhe bilanci i viktimave ishte tragjik.

14 persona humbën jetën, mes tyre ministri i mbrenshëm Denys Monastyrskyi, zëvendësi i tij i parë Yevhen Yenin dhe sekretari i shtetit Yurii Lubkovych

Përplasja shkaktoi një zjarr të madh dhe një anë e tërë e ndërtesës së çerdhes u shkrumbua.

Guvernatori i rajonit të Kievit tha se fëmijët dhe stafi kishin qenë në çerdhe kur avioni u përplas me një ndërtesë në Brovary, në verilindje të kryeqytetit.

Presidenti Volodymyr Zelensky e quajti aksidentin një “tragjedi të tmerrshme” dhe ka bërë thirrje për një hetim penal.

“SBU (shërbimi ukrainas i sigurisë) ka nisur një hetim penal për këtë ngjarje të tmerrshme,” tha ai në fjalimin e tij të natës.

“Kam udhëzuar kreun e shërbimit të sigurisë të Ukrainës, në bashkëpunim me të gjitha organet e tjera të autorizuara, për të sqaruar të gjitha rrethanat e fatkeqësisë.”

Ai tha gjithashtu se Ukraina kishte humbur njerëz që ishin profesionistë, patriotë dhe udhëheqës të besueshëm./albeu.com