Basha nga Mirdita: Rama është hajdut psiqik, vjedh çdo gjë që i del para
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, bashkëbisedoi me demokratët e Mirditës gjatë një takimi të zhvilluar me ta pasditen e sotme.

Kreu i opozitës vuri në dukje se 30 Qershori ishte një mesazh besimi për PD, besim që erdhi si rezultat i sakrificave dhe vendimeve të forta, përfshirë edhe djegien e mandateve.

“Preokupimi i vetëm i Edi Ramës është si të grabisë, si të vjedhë. Është një hajdut psiqik, nuk është një i çmendur apo i marrë, është një hajdut psiqik, që vjedh çdo gjë që i del përpara. E gjithë qeverisja e tij është vetëm për vjedhje e grabitje. Ai nuk ka asnjë politikë tjetër, prandaj ka vënë grabitjen dhe mbajtjen me dhunë të pushtetit në themel të vjedhjes dhe grabitjes së shqiptarëve. Rruga jonë për ta kthyer refuzimin masiv të 30 qershorit nga një shumicë “Rama ik” në një shumicë qeverisëse, kalon përmes kutisë së votimit. Për këtë askush nuk ka asnjë iluzion. Qëllimi i protestave ka qenë, është dhe mbetet të diktojë kushtet minimale për zgjedhje të lira e të ndershme.”– u shpreh Basha.

Duke theksuar se PD e ka nisur këtë betejë për interesin e njerëzve, Lulzim Basha shprehu vendosmërinë për ta çuar atë deri në fund për interesin e njerezve.

“Objektivi ynë politik është i qartë: zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe një parlament legjitim të dalë nga vota e mirditorëve dhe vota e shqiptarëve, dhe jo të diktuara nga krimi dhe paraja e drogës. Zgjedhje të garantuara përmes një qeverie tranzitore, një reformë e thellë elektorale, çuarja para drejtësisë e të gjithë atyre që tashmë i ka dëgjuar e gjithë bota se si shkatërruan zgjedhjet e 2017-s dhe, natyrisht, pas farsës së 30 qershorit, mbajtja në të njëjtën ditë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e zgjedhjeve legjitime lokale.”- tha kreu i opozitës.

Këto takime të Bashës bëhen pas zgjedhje të 30 qershorit, si një mënyrë për t’u mobiluazuar dhe për të prezantuar platformën qeveriëseve para qytetarëve.
Shtuar më 28/07/2019, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori