Avokati i Arbër Çekajt akuza të forta Prokurorisë: Montoi provat!
Avokati i Arbër Çekaj, Dritan Jahaj ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë së Krimeve të Renda, sipas së cilit kanë montuar të gjithë faktet me qëllim nxjerrjen fajtor të klientit të tij.

I ftuar në studion e Report Tv, Jahaj ka deklaruar se organi i akuzës ka montuar bisedën e bërë me Donald Lushaj, madje sipas tij edhe roli i këtij të fundit është i pasaktë. Jahaj shprehet se hetimi për këtë çështje është bërë shumë sipërfaqësor dhe jo thellues.

“27 shkurt 2018 ka ndodhur biseda. Kjo bisedë që është siguruar nga prokuroria, që për ne nuk jepindicit që kërkon të japë Prokuroria. Kjo bisedë nuk ekziston, është marrë një fjali në një moment të caktuar dhe janë bashkuar.

Nuk ekziston ky komunikim i tillë. Nuk është rrjedhëse momentale,por është bashkuar me përgjigjen e Donaldit në një moment tjetër. Ka qenë jashtë, për blerjen e disa mobilieve për shtëpinë, shkruan Shqiptarja.com.

Kam biseda të tjera, nuk është nxjerrë rrjedha. Duhet ta saktësojmë që Donaldi nuk është administrator, ka një ekstrakt QKR, tani e nxorën menaxher, por Donaldi ka qenë shofer. Ai është marrë me shpërndarjen e bananes në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka asnjë provë që e implikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë”, u shpreh Jahaj.


Biseda mes Arbër Çekajt dhe Donaldo Lushajt
Arbër Çekaj: Çfarë po bëni?
Arbër Çekaj: Me kë je aty?
Donaldo Lushaj: S’kanë gjë në dorë këta
Donaldo Lushaj: Po presin me ardh nga Tirana
Arbër Çekaj: Kush ka në dorë
Donaldo Lushaj: Me tosin jam
Arbër Çekaj: Me ardhë pse
Arbër Çekaj: A e kontrolluan
Arbër Çekaj: Ai që fola me të tha jam nga Tirana
Donaldo Lushaj: Po me firmos proces verbalin ata që ishin në kontroll
Donaldo Lushaj: Ata po presin qe fole ti
Arbër Çekaj: Anti narkotiku
Donaldo Lushaj: Me ardhme firmos
Arbër Çekaj: Po a jane normal pse ikën pa firmos
Arbër Çekaj: Kush jau ka numrat
Arbër Çekaj: Nuk është Arlindi
Donaldo Lushaj: Jo ka ik Arlindi, se njëherë thanë mbaruam
Donaldo Lushaj: Se di është e ngatërrume
Donaldo Lushaj: Veç po flasim kur të shkoj te puna.
Shtuar më 20/11/2019, ora 22:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori