Atentati ndaj prokurorit, Forcat Operacionale zbarkojnë në Elbasan
Forcat e Posaçme Operacionale kanë zbarkuar në Elbasan pas atentatit të prokurorit Arjan Ndoja.

Burime zyrtare bëjnë me dije se kontrollet janë fokusuar në zonën mes Peqinit dhe Rrogozhinës, pikërisht në qytetin e Elbasanit.

Mbrëmjen e kaluar Policia e Shtetit zbarkoi në Lushnjë për të vënë në pranga Julin e Pashakos, i njohur për rekorde kriminale, por policia nuk arriti ta vinte në pranga.

Kush është Julian Sulo?

Julian Sulo njihet ndryshe si Juli Pashakos, i cili është një emër i njohur për policinë e shtetit. Juli i Pashakos” nga të gjithë njihet si një nga kundërshtarët e betuar të Aldo Bares, pjesëtarit të bandës së Lushnjes.

Ai është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë. Sulo ishte ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por ai para hetuesve deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim.

Ndërsa më parë ndaj Sulos është bërë dhe një tentativë për ta vrarë, pasi ai është dhunuar fizikisht me leva, duke pësuar dëmtime të shumta, por autorët e këtij krimi nuk u zbardhën kurrë.
Shtuar më 08/11/2019, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori