Në hartë “shtohet” edhe Malta, 12 vjeçarja e prekur nga koronavirusi

Edhe Malta është prekur nga koronavirusi.

Personi i parë i infektuar është një 12-vjeçare italiane, e cila tashmë është në karantinë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Chris Fearne.

Vajza dhe familja jetojnë në Maltë dhe ishin kthyer të martën nga një festë në Trentino përmes Romës.

12-vjeçarja filloi të ndjehej keq ditën e enjte, madje para se të kontaktonte mjekun, ajo dhe familja e saj ishin vendosur në karantinë.

Ndërkohë deri më tani në Itali kanë humbur jetën 197 persona.


Shtuar 7.03.2020 12:12