Arrestohet në Elbasan tutori i prostitucionit
Policia ka ndaluar dhe arrestuar një shtetas në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni.

Policia e Elbasanit ka ndaluar dhe arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin:

A.Ll, ( alias L. T., alias R. C) 49 vjeç banues në Elbasan.

Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugë, në Lagjen "5 Maji" Elbasan.

Ky shtetas më datë 16.01.2018 ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi:

Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. 492/2016/SIEP, datë 07.12.2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për kryerjen e veprave penale të “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Plagosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” parashikuar nga nenet 110, 582, 585, 587, 648 të Kodit Penal Italian dhe ligjit nr. 286/1998. /albeu.com/


Shtuar më 17/01/2018, ora 09:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori