Ambasada e SHBA bën njoftimin e rëndësishëm për vizat studentore
Ambasada amerikane në Tiranë, mëngjesin e sotëm ka bërë një njftim të rëndësishëm përsa i përket vizave studentore.
Në njoftim thuhet se përfituesit e kësaj lloj vize, nuk duhet të punojnë në mënyrë të jashtëligjshme në SHBA, pasi në të kundërtën do të penalizohen.

Njoftimi i plotë

“Është e mrekullueshme të shohësh kaq shumë studentë shqiptarë që aplikojnë për vizë për të studiuar në universitetet e Shteteve të Bashkuara, por mos harroni, nëse po aplikoni për një vizë studentore, ju duhet të keni një plan për të paguar për shkollimin dhe për shpenzimet tuaja në Shtetet e Bashkuara. Vizat studentore janë për të studiuar dhe jo për të punuar!”, paralajmëron ambasada e SHBA.

Shtuar më 25/07/2019, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori