Amanet fëmijët, gruaja telefonon policinë dhe pastaj vret veten
Një 41-vjeçare nga fshati Molisht në rrethin e Beratit, i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme, teksa ka varur veten me litar në kasollen e barit, që ndodhej pak metra larg banesës së saj.

Merita Filaj, nëna e 3 fëmijëve, 15 minuta para vetëvarjes, ka telefonuar policinë, në numrin 129 dhe u ka thënë duke qarë që të kujdeseshin për fëmijët e saj.

Patrullat e policisë, pas lokalizimit të telefonatës, janë nisur drejt banesës së familjes Filaj por e kanë gjetur gruan të vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë.

Viktima 41-vjeçare, Filaj nuk vuante nga asnjë formë depresioni por duket se kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte, e kanë detyruar të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Merita jetonte e vetme në një banesë në fshatin Molisht, që ndodhej 3 km e veçuar larg banesave të tjera me 2 vajzat e saj, ndërsa bashkëshorti dhe djali kishin emigruar në Greqi.
Shtuar më 25/03/2019, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori