Aksidenti i rëndë i merr jetën 24 vjeçarit shqiptar në Amerikë
Një 24-vjeçar shqiptar, që jetonte prej vitesh me familjen në SHBA ka humbur jetën në një askident.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e ndjeshme ndërkohë që babai i tij me një postim ka ndarë lajmin e hidhur për të birin.

Lum Veshtaj, i ati i 24-vjeçarit, Aleksandër ka dhënë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e të birit në Detroit të Michigan-it.

“Përmes dhimbjes dhe pikëllimit të thellë lajmërojmë komunitetin tonë se sot 2-15-20 u nda nga jeta Aleksandër Lum Veshtaj në moshën 24-vjeçare në një aksident në mëngjes", shkruan babai i viktimës. /albeu.com/

Shtuar më 16/02/2020, ora 20:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori