Aksidenti i frikshëm në tunel, viktima vëllai i deputetes socialiste (VIDEO)
Një aksident i nfrikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në tunelin Tiranë Elbasan,ku si pasojë ndëro një person humbi jetën.


Mësohet se viktima që u dogj brenda mjetit që u aksidentua është vëllai i deputetes socialiste Blerina Gjylameti.

Ai quhet Elton Maçolli 42 Vjeç, ndërsa mësohet se punonte tek Regjimenti i Farkes, ishte pilot helikopteri.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në brendësi të tunetlit, ku makina e Maçollit pas një përplasjes me një maune shpërtheu në flakë.

Makina tip “Seat” ishte e pajisur me impiant gazi dhe raportohet se pas përplasjes me maunen ka shpërthyer brenda tunelit vetëm pak metra nga dalja e tij duke shkaktuar kështu edhe vdekjen e drejtuesit të saj.

Kjo është tragjedia e dytë në familjen e deputetes socialiste, pasi rreth një vit më parë, në muajin Korrik të 2018-tës, ajo humbi të motrën e saj, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Shtuar më 20/10/2019, ora 08:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori