Aksident i rëndë në Lushnje: Makinat përfundojnë në kanal (FOTO LAJM)
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur "Pushimi i Shoferit".

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina, dy prej të cilave kanë përfunduar në kanalin në anë të rrugës, ndërkohë makina e tretë është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

Mësohet se janë plagosur dy persona që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

Shtuar më 13/08/2019, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori