A do të paguhet energjia e muajit Mars? Përgjigjet OSHEE
Administratori i OSHEE-së Adrian Çela sqaroi gjatë një interviste në “Opinion” çështjen e faturimeve të energjisë elektrike dhe mënyrat e pagesave në vijim.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse do të paguhen faturat e muajit Mars nga qytetarët, Çela tha:

“Absolutisht po. Nëse nuk paguhen dritat si do garantohet furnizimi? OSHEE është një kompani tregtare që ofron një produkt. Ne u kemi krijuar shumë mundësi qytetarëve për të paguar energjinë, përveç sporteleve online, me postën, përmes aplikacionit.

I pyetur lidhur me ankesat e disa qytetarëve për faturime më të larta se konsumi, Çela pohoi:

Ka një problematikë që lidhet me situatën që po kalojmë. Cikli i leximit mujor fillon rreth datës 20.

Dhe ne kemi filluar ciklin e leximit rreth datës 20, por duke qenë se shumë familjarë apo biznese kanë qenë të karantinuar dhe nuk mund të lexohej, ka një vendim të entit që thotë: në ato raste që nuk lexohet vendoset vlera referuese e të njëjtit muaj të vitit të kaluar dhe më pas do të sistemohet.

Çela shpjegoi se edhe nëse në ndonjë rast ka mbifaturim, kjo do të kompensohet në muajin pasardhës./Opinion.al

Shtuar më 09/04/2020, ora 22:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori