470 mijë të infektuar dhe 21 mijë të vdekur, si është bilanci i koronavirusit në të gjithë botën
-Për të mbajtur nën kontroll pandeminë e Covid-19, thuajse një e treta e popullsisë së botës po përballet me kufizime në lëvizje.

-Deri më tani, janë infektuar më shumë se 471 mijë njerëz dhe mbi 21 mijë kanë humbur jetën.

– Në Shqipëri humbi jetën pacientja e gjashtë, një 71-vjeçare nga Tirana. Ajo vuante nga hipertensioni. Në gjithë vendin janë infektuar 146 njerëz, ku 17 janë shëruar.

– Senati Amerikan votoi pro një pakete financiare prej dy trilion dollarësh që do t’u vijë në ndihmë qytetarëve të thjeshtë. Në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar mbi 65 mijë raste dhe 930 të vdekur. Neë York është epiqendra amerikane, ku rastet trefishohen çdo ditë.

– Spanja ka regjistruar më shumë të vdekur se Kina. Në vend të parë është Italia.

Shtuar më 26/03/2020, ora 08:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori