Veliaj nis "hakmarrjen" ndaj reperit pasi i shau gruan, Stresi: Merr masa o legen (FOTO LAJM)

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka treguar hapur që është një simpatizant dhe përkrahës i Partisë Demokratike.

Ai herë pas here është konfliktuar me kryeministrin Rama dhe së fundmi ka vendosur të quajë kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn "legen".

Përmes një postimi në Instastory, Stresi i kërkon Veliajt që të marrë masa, pasi sipas tij, Policia Bashkiake i ka kërkuar që të heqë makinën nga oborri i shtëpisë.

“Thon hiq makinën posht oborrit shpisë dmth ku ta çoj?? O eriona merr masa o legene”, -shkruan i indinjuar reperi.

Kujtojmë se disa kohë më parë, Stresi “shpërtheu” në një lumë fyerjesh dhe sharjesh ndaj Veliajt, për të cilin tha se nuk është burrë dhe se Rama i ka ofenduar të shoqen, Ajolën. Armiqësia lindi pas një deklarate të Veliajt në një familje në lagjen e Stresit gjatë fushatës, kur kryebashkiaku tha: Sali Lushaj të mos merret me partitë, por të nxjerrë djalin nga burgu.

Shtuar më 18/09/2019, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori