Plas dajaku mes politikanëve në ashensor (VIDEO)

Disa politikanë në Bosnje Hercegovinë janë përleshur fizikisht brenda një ashensori.

Halil Bajramoviq, kryetar i partisë NIP në Bosnje e Hercegovinë ishte një prej pjesëmarrësve në incidentin e djeshëm që ndodhi në hotelin Holiday Inn, ku ndodhi një përleshje fizike mes tij dhe këshilltarin e një nga dhjetë kantonet në Bosnje e Hercegovinë, Sulejman Samargjiç.

Ndërkaq, sot janë publikuar pamjet e përleshjes fizike ku shihet Bajramoviç duke sulmuar fizikisht Samargjiçin brenda ashensorit.

Nuk dihen ende motivet që çuan në konfliktin e dhunshëm.
/albeu.com/