"Ti kerkove me shum, nga ç’ka kisha un", Stresi nuk harron Kejsin (VIDEO)
Reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi vijon me pushimet e tij buzë detit. Tashmë në fund të gushtit, Stresi ka zgjedhur të pushojë së bashku me një grup shokësh në hotelin luksoz në Sarandë “Santa Quaranta”.

Ai ka publikuar disa video në rrjetet sociale ku shihet teksa shfrytëzon luksin e këtij resorte me 5 yje. Ndërkohë në sfondin e videove dëgjohet vetë kënga e tij “Fake Love”.

“Duke i Bo gjonat zoom, je duke me humb, e tash i jap fund un me ty. Ti kerkove me shum, nga ç’ka kisha un, nga ç’ka kisha un, per njo si ti. Ti po bon fake love,”- dëgjohet ndër të tjera në sfond.

Mesa duket as në këto postime, Arkimedi nuk e harron ish-partneren e tij Keisin, me të cilën u nda para një muaji. Teksti i kësaj kënge i ka bërë ndjekësit të mendojnë se reperi, ia këndon asaj pas ndarjes.

Gjatë kësaj periudhe, mes dy ish-partnerëve ka pasur një shkëmbim mesazhesh të koduara në rrjetet sociale.
Shtuar më 25/08/2019, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori