Tërmeti, Miriam Cani: E lumtur që kemi ndihmuar rreth 200 familje
Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin javën që lamë pas.

Tërmeti shkaktoi mbi 50 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë.

Të shumtë kanë qenë ata që janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti.

Një prej tyre është edhe këngëtarja Miriam Cani.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo shprehet se është e lumtur që u ka ardhur në ndihmë 200 familjeve.

“Jam e lumtur që kemi arritur t’ju vijmë sado pak në ndihme rreth 200 personave të prekur nga tërmeti të cilet janë strehuar në kompleksin e kishës ortodokse “Shën Vlashi” në Durrës. Në këto ditë të vështira si shumë të tjerë, ata kanë nevoje për çdo lloj suporti material apo financiar. Çdokush që dëshiron të kontribuoj në vazhdim për ato familje mund t’i drejtohet direkt kishës apo këtij numër kontakti: +355 67 201 4591”, shkruan këngëtarja
Shtuar më 02/12/2019, ora 21:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori