Të vërtetat që s'i ka thënë askush, gazeta britanike zbulon çfarë fshihet pas telenovelave turke
Gazeta britanike "The Guardian" i ka kushtuar një artikull telenovelave turke duke zbuluar edhe fakte që fshihen pas tyre. Gazeta shkruan se Turqia renditet vendi i dytë në botë pas SHBA, për shpërndarjen e filmave e serialeve të cilat kanë shikueshmëri të lartë në Rusi, Kinë, Kore dhe Amerikën Latine.

Argjentina është shteti i cili paguan më shumë krahasuar me vendet e tjera për të blerë të drejtën e transmetimit. Prodhuesit turq të këtyre serialeve janë shprehur se ky sukses vjen falë faktit se ato flasin për ndjenjat e njerëzve, për familjen, ndryshe nga filmat amerikan.

"The Guardian" shkruan se qeveria turke shpreson se deri në 2023 të fitojë 1 bilionë dollarë nga shitja e telenovelave.

Këto telenovela nuk lejohet të transmetohen në një prej kanalave më të shikuar në Lindjen e Mesme prandaj pronari i "Agjensisë Global", agjensisë më të madhe private turke për shitjen e të drejtave të trasnmetimit shprehet se 500 milionë dollarë është një target më realist.

"The Guardian" i ka kushtuar një pjesë edhe detajeve në telenovela siç është muzika apo personazhet. Gazeta shkruan se çdo episod i telenovelave zgjat zakonisht 2 orë ose dhe më gjatë. Çdo telenovelë ka një kolonë zanore të vetën origjinale, mund të ketë deri në 50 karaktere dhe xhirohen në vende historike në Stamboll.

Një skenarist turk është shprehur se televizionet turke shfaqin të paktën dy versione të historisë së Hirushes në vit.

Personazhi kryesor në telenovela është i mirë, vjen nga një klasë socio-ekonomike e ulët, mundësisht vjen nga fshati në qytet, është pjesë e një trekëndëshi dashurie ose është i lënduar nga dashuria.

Sipas pronarit të "Agjensisë Global", suksesi i telenovelave turke filloi me “Një mijë e një netë” i cili u rendit filmi më i parë në gati 80 vendet ku u transmetua. Por famën më të madhe e arriti seriali "Sulejmani i madhërishëm" . Kjo telenovelë është parë nga më shumë se 500 milionë njerëz në mbarë botën dhe ishte telenovele turke e para e transmetuar në Japoni.

Ndërsa në Turqi Erdogani e kundërshtoi transmetimin e "Sulejmanit të Madhërishëm", duke u shprehur se ai nuk i qendronte besnik historisë.

Një tjetër telenovelë shumë e ndjekur ishte "Fatmagyli", telenovela e parë turke ku personazhi kryesor heroina ishte një grua. Tani suksesin e ka një tjetër serial "Soz", i pari që ka kapur një milionë shikues në youtube.

"The Guardian" shkruan se dy telenovelat e reja “Ertugul” dhe “Perandori i Fundit” janëatë xhiruara me bekimin e qeverisë turke dhe janë transmetuar në kanalin shtetëror televiziv
Shtuar më 16/09/2019, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori