Moti i keq në Itali, një i vdekur dhe një i zhdukur, evakuohen 60 familje

Një i vdekur dhe një i zhdukur është bilanci i deritanshëm nga moti i keq në Itali, ku si pasojë e reshjeve intensive shumë zona janë përmbytur nga dalja nga shtrati e lumenjve.

Mediet italiane shkruajnë se në orët e para të mëngjesit sot ka dalë nga shtrati edhe lumi Lamone, në zonën e Bolonjës, ku një burrë i cili po lëvizte me biçikletë u mor para nga uji e për pasojë vdiq.

Pak kilometra më tutje është shembur një godinë dhe ka një person të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po përpiqen për gjetjen e tij.

Gjashtëdhjetë familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, për arsye parandaluese, ndërsalinja e trenave në Bolonja dhe Ferrara është pezulluar./albeu.com/


Shtuar 3.05.2023 12:14

Tags: