Berisha del nga selia e PD-së, i drejtohet protestës, Meta i bashkohet tubimit

Kryetari i Partisë Demokartike, Sali Berisha, ka përfunduar mbledhjen në selinë blu dhe është nisur drejt protestës së opozitës.

Gjithashtu protestës i është bashkuar edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Para Parlamentit po mbahet protesta e organizuar nga opozita, ndërsa janë mbledhur dhjetëra qytetarë me pankarta në duar.

Ndërkohë deputetët e Berishës sërish këmbëngulin që mocioni me debat që është parashikuar për datën 2 mars për çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal të zhvillohet në seancën e sotme plenare, edhe pse është parashikuar të mbahet më 2 mars.

/albeu.com/


Shtuar 23.02.2023 11:20