Sot miq, por këngëtari i njohur i paska kërkuar Angela Martinit të shkojnë në hotel (FOTO LAJM)

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Soiree”, modelja Angela Martini ka rrëfyer më shumë për jetën e saj private.

Disa kohë në parë, ajo është përfolur për një lidhje të mundshme me këngëtarin Craig David, por sot në Soirée, modelja i ka mohuar këto thashetheme.

Ajo tha se mes tyre s’ka pasur asgjë, por nuk e mohoi faktin që para se të bëheshin miq të mirë e ka ngacmuar, madje i ka kërkuar që të shkonin në hotel.

“Në fillim kur e takova isha në Maimi dhe jemi zënë që në takimin e parë. Isha në një party edhe erdhi të më fliste edhe më tha ‘e di çfarë, hajde shkojmë tek hoteli im dhe nesër shkojmë bëjmë shopping’. Unë i thash ‘çfarë mendon ti se jam unë? Dhe ai më tha që ‘jo, jo mos bëj drama”, ka treguar Angela.

Gjithashtu, ajo tregoi se sot janë miq shumë të mirë dhe asgjë nuk na ndodhur mes tyre.

Madje modelja rrëfeu se kjo sjellje bëri që ajo të fitonte respektin e artistit të njohur.
Shtuar më 14/11/2019, ora 08:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori