Turistja britanike akuzon shqiptarin për përdhunim: Më sulmoi në dhomë gjatë pushimeve në ishullin grek

Një turiste britanike dyshohet se u përdhunua në det nga një burrë që e takoi në internet gjatë pushimeve të saj në Greqi.

Gruaja, 20-vjeç u tha policëve se një shqiptar e përdhunoi të shtunën pasi ata shkuan për të notuar në plazhin Glystra, në bregun lindor të shekullit Rodos. Dyshja kishin komunikuar në internet për dy javë para se të takoheshin personalisht.

Turistja britanike u tha policëve se pranoi të takonte 23-vjeçarin të shtunën në mesditë, përpara se të hipte me motorin e tij për në plazhin e Glystra.

Pas krimit të parë të pretenduar nga turistja, ajo tha se i kërkoi shqiptarit ta kthente në dhomën e saj të hotelit në Kiotari.

Rreth orës 16:00, ai dyshohet se e sulmoi atë dhe u përpoq ta përdhunonte përsëri në dhomë, sipas medieve greke.

20-vjeçarja ka rezistuar dhe e ka laruguar shqiptarin, duke e detyruar më pas të dalë nga dhoma.

Më pas ajo u largua nga resorti bregdetar dhe raportoi krimet në policinë e Rodosit.

Policia nisi kërkimet për 23-vjeçarin shqiptar, i cili u arrestua disa orë më vonë.

Shqiptari akuzohet për përdhunim dhe tentativë përdhunimi. Ky i fudnit i mohon akuzat./Albeu.com/.


Shtuar 6.06.2023 14:18