Rita Ora ka probleme shëndetësore: Po më shkatërron…
Rita Ora nuk po kalon një situatë të mirë sa i përket gjendjes shëndetësore.

Ajo ka njoftuar fansat se do bëjë pak kohë pushim në karrierën si këngëtare për shkak të problemit me bajamet.

Madje ajo thotë se shpreson që kjo situatë të kalojë shpejt pasi po e shkatërron.

“E urrej kur e shtyj veten aq shumë për të arritur rezulatin më të mirë të mundshëm dhe nuk dëgjoj trupin, sepse nuk dëshiroj të zhgënjej askënd. Por ndonjëherë në jetë duhet të kujtohemi se nuk jemi robotë dhe duhet të kujdesemi për shëndetin mendor dhe fizik.

Shpresoj që ky problemi me bajamet të më zhduket. Po më shkatërron vërtetë. Gjithsesi ju dua të gjithëve”, shkroi Rita në Instagram.
Shtuar më 22/11/2019, ora 21:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori