Përmbyset autobusi me targa shqiptare në Kroaci, 1 i vdekur dhe 7 të lënduar

Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar në autostradën A1 ndërmjet Brinjes dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit, në Kroaci.

Ngjarja ka ndodhur në orën 23:43, mbrëmjen e djeshme, ndërsa mësohet se ka viktima.

Sipas informacioneve paraprake, thuhet se vitima është shoferi i autobusit, ndërsa 7 persona të tjerë (pasagjerë) kanë mbetur të lënduar.

Të lënduarit u transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac.

Sipas policisë, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi.

Siç konfirmohet nga OKC Ličko-Senjske, hetimet kanë nisur

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit.

Autostrada fillimisht ishte mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa mëngjesin e sotëm është hapur për qarkullim njëra korsi e autostradës në drejtim të Zagrebit./albeu.com