Fund i mirë për 3 futbollistët në Turqi, dalin nga rrënojat shëndoshë e mirë

Janë nxjerrë nga rrënojat, në gjendje të mirë shëndetësore tre futbollistët turq, Bertug Yildirim, Kerim Alici dhe Burak Oksuz.

Ata u bllokuan nën rrënoja pas tërmetit 7.8 Rihter që shkundi Turqinë mëngjesin e sotëm.

Më herët legjenda e portës së Turqisë dhe klubit Fenerbahce, trajneri aktual i klubit turk Hatayspor, Volkan Demirel, ka kërkuar ndihmë mes lotëve në një video live në rrjetin e tij social.

“Të gjithë janë të mjerë këtu. Të gjithë po vdesin në Hataj. Ju lutem dërgoni ambulancë, ndihmoni këtu. Kushtet janë shumë të këqija. Ndihmoni, nuk mund t’i arrijmë njerëzit. Nuk mund të bëjmë shumë vetë. Dua që t’i dërgoni të gjitha nëse është e mundur. Ju lutemi ndihmoni për hir të Allahut”, u shpreh i dëshpëruar ish-portieri i Fenerbahce.

Tërmeti shkatërrues ndodhi në kufi me Sirinë.

Deri më tani numri I viktimave ka shkuar në 1500, ndërsa ekipet e shpëtimit po luftojnë për të nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat.

Gjithashtu një tjetër tërmet i fortë 7.8 Rihter tronditi vendin rreth 30 minuta më parë, në pot ë njëjtën zonë./albeu.com/


Shtuar 6.02.2023 12:42

Tags: