Po ju e mbani mend? Kujtimin e parë me Gjikon, Elita e ka të gozhduar në mur (FOTO LAJM)

Një ndër çiftet më të dashur të showbizit shqiptar është padyshim Gjiko dhe Eltia Rudi.

Siç ndodh rëndomtë çifti u pikas më parë nga media dhe publiku, deri në momentin që e pranuan publikisht lidhjen e tyre për ta kurorëzuar më pas në martesë. Dhe sot ata janë prindër të një vogëlushi shumë të ëmbël me emrin e veçantë, Zëri.

Elita dhe Gjiko daljen e parë në ekran së bashku nuk e kanë si çift, por Elita ishte intervistuesja dhe Gjiko i ftuari i saj.

Ditën e sotme, moderatorja ka publikuar një foto në Instagram ku në krah mban vogëlushin e saj, por ajo çfarë bie në sy është një ndër pikturat në murin e shtëpisë së saj, shkruan Albeu.com.

Duket se çifti e ka moment të shenjtë takimin e parë në televizion saqë e kanë varur dhe në murin e shtëpisë së tyre krah momenteve të tjera më të rëndësishme./albeu.com/

Shtuar më 16/11/2019, ora 15:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori