Për një arsye madhore, Prince Harry dhe Meghan Markle heqin dorë nga Instagrami
Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do ta përdorin më llogarinë e tyre @sussexroyal në Instagram. Të hënën, çifti bëri postimin e fundit në mediat sociale, vetëm një ditë para se të tërhiqen zyrtarisht si anëtarë të familjes mbretërore. Në deklaratën e tyre në Instagram shkruhet:

“Siç e ndiejmë të gjithë, bota në këtë moment duket jashtëzakonisht e brishtë. Megjithatë, ne jemi të sigurt se çdo qenie njerëzore ka potencial dhe mundësi për të bërë ndryshime - siç duket tani në të gjithë globin, në familjet tona, në komunitetet tona dhe në ato në vijën e parë të frontit - së bashku ne mund të ngrihemi për të përmbushur këtë premtim.

Ajo që është më e rëndësishme në këtë moment është shëndeti dhe mirëqenia e të gjithëve në të gjithë globin dhe gjetja e zgjidhjeve për shumë çështje që janë ngritur si rezultat i kësaj pandemie.

Ndërsa të gjithë e gjejmë pjesën që duhet të luajmë në këtë ndryshim global dhe në ndryshimin e zakoneve, ne po fokusohemi në këtë kapitull të ri për të kuptuar se si mund të kontribuojmë më mirë.

Edhe pse nuk mund të na shihni, puna vazhdon.

Faleminderit për këtë komunitet - për mbështetjen, frymëzimin dhe angazhimin e përbashkët për të mirën e botës. Mezi presim të lidhemi së shpejti. Ju keni qenë të shkëlqyer!

Deri atëherë, ju lutemi kujdesuni për veten dhe për njëri-tjetrin".

Tani që Harry dhe Meghan po jetojnë në LA dhe nuk do të jenë më anëtarë të familjes mbretërore, çifti "do të kalojë disa muaj të përqëndruar në familjen e tyre dhe në atë që munden, të jenë të sigurt në jetën e tyre private, për të mbështetur dhe punuar me angazhimet e tyre bamirëse, ndërsa zhvillojnë edhe organizatën e tyre të ardhshme jofitimprurëse." Një nga projektet e para të Meghan përfshin rrëfimin e dokumentarit “Disneynature's upcoming Elephant”. Harry, nga ana tjetër, kohët e fundit shtyu “Invictus Games” për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Shtuar më 31/03/2020, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori