Neymar sërish te Barcelona? Xavi i mbyll derën: Nuk është në planin tonë

Xavi Hernandez mohoi kategorikisht skenarët që duan që Neymar Jr. të kthehet në Barcelonë, madje ka deklaruar se është befasuar prej tyre.

Vendimi i Lionel Messit për të mos u rikthyer te Barcelona, duke zgjedhur Inter Miami, “ngjalli” një sërë thashethemesh në lidhje me mundësinë që diçka e tillë të ndodhë me Neymar.

Në fakt, përgjegjësi kryesor për këtë duket se është vetë asi brazilian, i cili dyshohet se u propozua te “blaugranët”.

Në çdo rast, megjithatë, duke gjykuar nga pozicioni i Xavi Hernandez, mundësia për ta parë sërish Neymarin në Barcelonë duket se nuk ekziston!

“Jam i habitur. Nuk është në planin tonë. Ney më pëlqen shumë si mik, por ne kemi prioritete të ndryshme te Barcelona”, ishin fjalët e trajnerit katalanas në kanalin online “JijantesFC”.


Shtuar 8.06.2023 16:19